Gazetari filmon kryeqytetin më të rrezikshëm të botës (Video)

0

Një gazetar finlandez ka nxitur zemërimin e regjimin famëkeq dhe paranojak të Koresë së Veriut pasi ka filmuar fshehurazi disa pamje jashtëzakonisht të rralla të Phenianit, pa asnjë propagande.

Mika Makelainen, korrespondenti aziatik për transmetuesin shtetëror të Finlandës ishte ne Phenian për të mbuluar festimet e “Ditës së Diellit”, të cilat shënojnë 105 vjetorin e lindjes së Kim Il Sung, themeluesit të Koresë së Veriut.

Videot e kremtimeve te tilla,  që hidhen zakonisht në internet, përbëjnë një pjesë integrale të propagandës së Koresë së Veriut.

Megjithatë, gazetari arriti të kapte disa pamje të pafiltruara të jetës së përditshme në kryeqytetin e një prej shteteve më të rrezikshme të botës, pa iu nënshtruar ndonjë keqtrajtimi nga autoritetet.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com