Gazeta zvicerane “Blick”, shkruan për pushimet e shtrenjta të Haradinajt dhe varfërinë në Kosovë

0

Gazeta zvicerane “Blick”, ka shkruar për pushimet luksoze të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, në Shën Moritz të Zvicrës.

Në artikull shkruan se si Haradinaj qysh në fillim të marrjes së mandatit si kryeministër, ia rriti vetës pagën, edhe pse këtë gjë e kishin kundërshtuar shoqëria civile, duke marrë parasysh varfërinë në Kosovë.

Më tej në artikull shkruan se si djali i një fermeri në Kosovë, kalon pushimet dimërore në një nga hotelet më të shtrenjta të Zvicrës “Hotel Carlton”. “Ky i ashtuquajtur kryeministër, dje ishte djali i një fermeri e sot rri në një nga hotelet më të shtrenjta në Zvicër”, shkruan Blick.

Kjo medie i është referuar shkrimeve të fundit në mediet e Kosovës, rreth kushtueshmërisë së pushimeve të Haradinajt, duke thënë se kostoja ka shkuar në 80.000 franga.

Blick, gjithashtu citon deklaratat e kryeministrit, i cili sëfundi ka thënë se pushimet i ka paguar vetë e jo nga fondet e shtetit.

“Vetëm 7 mijë euro kam paguar”, ka thënë kryeministri.

Në fund kjo gazetë shkruan se Kosova është një nga vendet më të varfra në Evropë. Shkalla e papunësisë është rreth 30 për qind.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »