Këshilli Komunal sot ka aprovuar kërkesën e shtëpisë së shëndetit për punësimin e stafit të ri në kohë të caktuar.
Me këtë vendim hapet rruga e punësimit në këtë institucion shëndetësor për 6 mjekë, 1 stomatolog, 7 motra medicionale, 2 shofera dhe 2 ndihmëse.
Financimi i këtyre mjekëve do të bëhet nga buxheti komunal pasi që me vendim të Qeverisë së Serbisë ende nuk është lejuar punësimi apo zëvendësimi i mjekëve në sektorin publikë.
Sipas kryetarit të Komunës duke e pasur parasysh se gjendja është rënduar dukshëm janë detyruar që fillimisht të aprovohet kërkesa për punësim me afat të caktuar që do të jetë 6 muaj./RTV Spektri/