Gashi shpallet më i miri në Zvicër, Xhaka në formacionin e vitit

0

Përfaqësuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit në Superligën e Zvicrës, ndërsa bashkëkombasi i tij, Taulant Xhaka, është përzgjedhur në formacionin më të mirë të vitit.

gashi-shpallet-m-euml-i-miri-n-euml-zvic-euml-r-xhaka-n-euml-formacionin-e-vitit_hdGashi ka marrë epitetin e më të mirit në Zvicër, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me skuadrën e Baselit, ku shënoi 12 gola në 18 paraqitje. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Gashi është shprehur tejet i kënaqur me këtë çmim si dhe ka falënderuar familjen dhe bashkëlojtarët e tij që e kanë përkrahur gjatë gjithë kohës.

Në mbrëmjen gala që u mbajt në Zvicër, Gashi nuk ishte shqiptari i vetëm që fitoi një çmim, pasi që edhe bashkëkombësi i tij, Taulant Xhaka, u përzgjodh në formacionin më të mirë të vitit në Superligën e Zvicrës.

Ky është formacioni i vitit 2014 në Zvicër:

2014: Vaclik (Basel);Lang (GC), Schär (Basel), Suchy (Basel), Xhaka (Basel);Schonbachler (FCZ), Chikhaoui (FCZ), Frei (Basel), Steffen(YB); Gashi (Basel/GC), Streller (Basel). /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com