Ganimete Musliu midis Beogradi: Kosova kurrë s’ka qenë Serbi

0

Deputetja e Kuvendoit të Kosovës, Ganimete Musliu, midis Beogradi e ka hedhur një ‘bombë’. Ajo ka thënë se kurrë Kosova s’ka qenë Serbi dhe as kurrë nuk do të jetë.

foto (1)

“Duhet që sa më parë ta kuptojmë që Kosova është shtet dhe ta pranojmë si të tillë, sepse deshtëm apo nuk deshëm Kosova asnjëherë s’ka qenë Serbi dhe asnjëherë s’do të jetë Serbi. Ky është një realitet i cili duhet të pranohet si i tillë dhe sa më shpejt që të pranohet ne të gjithë do të kemi më të leht që të jetojhmë në paqe”, ka thënë Musliu, raporton Indeksonline.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në në Beograd, për të marrë pjesë në forumin e organizuar nga “Council for Inclusive Govermance” (CIG) me temën “Parlamentet e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve, që do të mbahet të shtunën.

Në mesin e deputetëve që kanë udhëtuar në Serbi janë edhe Blerta Deliu Kodra, Besim Beqaj, Agim Aliu, Sadri Ferati, Lirije Kajtazi, Ilir Deda, Margarita Kadriu, Bardhyl Metaj, Teuta Sahatqija, Blerim Shala dhe Slobodan Petrovic./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com