Galaxy S8 thyen rekordet e shitjeve

0

Samsung raportohet se është duke thyer rekorde të njëpasnjëshme me daljen në treg të telefonit më të ri Galaxy S8. ​

Sipas një zyrtari të Samsung, që ka folur për “TheInvestor Korea”, Galaxy S8 ka shijuar shitje dyfish më të shpejtë në krahasim me linjën e shkuar, S7.

Sipas zyrtarit, Galaxy S6 dhe S7 kishin shitur nga 10 milionë njësi në botë për 75 dhe 74 ditë, ndërsa S8 do të arrijë këtë shifër shitjesh për gjysmën e periudhës që i mjaftoi linjave të shkuara.

Raportohet se Galaxy S8 do të arrijë në shifrën e 60 milionë shitjeve deri në fund të vitit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com