Gabon Barca, i jep shans Realit

0

Sevilla dhe Barcelona kanë luajtur baras (2-2) në ndeshjen e javës së 31-të të La Ligas që u zhvillua në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan.

gabon-barca-i-jep-shans-realit-video_hd

Një paraqitje për t’u lëvduar e Blaugranëve në gjysmën e parë, gjatë të cilës shënuan dy, ndërsa pranuan një gol.

Lionel Messi pranoi një top nga Neymar dhe goditja e tij tipike u ndal në rrjet (14’).

Goli dytë erdhi nga gjuajtja e lirë. Messi e lejoi Neymarin që ta ekzekutonte atë dhe braziliani e dërgoi në portë (31’).

Ever Banega i ktheu vendasit në lojë me një goditje nga largësia, të cilin nuk arriti ta ndalte portieri Bravo (38’).

Në gjysmën e dytë, Bacca pati dy raste të mira për ta barazuar rezultatin, por në po aq raste dështoi edhe Suarez në anën tjetër.

Rezultati u barazua në minutën e 84 nga Kevin Gameiro. Ishte pikërisht lojtari që zuri vendin e Baccas, ai që pas më pak se dhjetë minuta lojë u regjistrua në listën e golashënuesve.

Ky barazim do të thotë se Barcelona ka vetëm dy pikë më shumë se Real Madridi në garën për titullin e kampionit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com