Gabimet rreth aplikimit të deodorantit që ndoshta nuk i keni ditur
15:30 | 18 Maj 2018

Aplikoni deodorant mënjëherë pas dushit

Ndoshta ka kuptim të aplikoni sprejin anti-djersë sa më shpejtë që të pastroheni, në mënyrë që të parandaloni djersitjen, por problemi qëndron në atë se sqetullat tuaja ende mund të jenë të lagura. Për të arrirë rezultate më të mira, aplikoni deodorant në lëkurë plotësisht të thatë.

  1. Aplikoni deodorant në mëngjes

E pra, kjo është një gjë e re. Me sa duket, aplikimi i sprejit anti-djersë duhet të jetë pjesë e regjimit tuaj të mbrëmjes, e jo në mëngjes, që të siguroheni se është absorbuar plotësisht. Aplikojeni natën para gjumit, duke e lënë që të thahet plotësisht. Lëreni brenda natës dhe pastrojeni në mëngjes me sapun dhe ujë.

  1. Nuk e lejoni që të thahet plotësisht

Ju duhet ta lejoni deodorantin tuaj që të thahet plotësisht, thekson Dr. Harper, e cila madje sugjeron përdorimin e një tharrëse flokësh në verzion të ftohtë, për të ndihmuar procesin e tharjes sa më shpejtë.

  1. Aplikoni shumë shpesh deodorant

A vendosni deodorant çdo ditë? E pra, nuk duhet ta bëni edhe aq shpesh, nëse investoni në një deodorant mjaft të mirë. Aplikoni nga dy herë në të dy sqetullat dhe nuk keni nevojë ta përsërisni procesin disa herë gjatë ditës.

Aurela Hoxha
S