Futbollisti i KF Tërrnocit paraqitet në mbajtjen e dënimit në burgun e Qupris, klubi e vlerëson javë të suksesshme

0

Futbollisti i KF Tërrnocit nga Tërrnoci Ridvan Murati, që nga dita e djeshme është paraqitur në qëndrën e mbajtjes në Qupri për vuajtjen e dënimit prej 3 muaj, dënim të cilin ia ka shqiptuar Gjykata e Nishit, pas ankesës së “KF Tërrnocit” ndaj dënimit të cilin ia kishte shqiptuar më parë Gjykata e Vranjës me mjete finansiare dhe dënim me kusht, vendim të cilin drejtori i klubit nuk ia kishte konfirmuar familjarëve të të dënuarve.

KF

Të njejtin dënim Gjykata e Nishit ia ka shqiptuar edhe Lojtarit Faruk Nazifit aktualisht trainer dhe portierit Valon Ramadanit lidhur me rastin e kohë më parë, se gjoja të lartpërmendurit e kanë sulmuar fizikisht referin në një ndeshje futbolli. Përderi sa tre të dënuarit po përballen me shumë vështirësi me drejtësinë serbe, klubi në rrejtin zyrtarë në FB krenohet me një ndeshje të fituar nga KF Bukuroca, duke e vlerësuar këtë jav si të suksesshme. Pamvarësisht të gjitha këtyre ndodhive kryesia e KF Tërrnocit nuk e shëf të udhës që të reagojë duke i dalë në ndihmë lojtarëve të tyre, gjegjësisht bashkombasve për ti shpëtuar nga burgjet serbe, nga të cilët shqiptarët janë kthyer edhe në arkivole./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com