Futbolli shqiptar në zi – ndërron jetë ish-futbollisti i njohur
17:49 | 26 Mars 2019

Një lajm i hidhur është përhapur pasditen e sotme në kryeqytetin e Shqipërisë. Një sëmundje e rëndë ka bërë që të ndahet nga jeta, në moshën 76-vjeçare, një nga legjendat e Tiranës dhe të futbollit shqiptar, Ali Mema. Futbollit shqiptar është në zi, pasi një nga figurat më popullore të tij ndër vite, nuk jeton më.

Ali Mema mbahet mend nga tifozët shqiptarë si një nga mesfushorët më potentë të Tiranës, por edhe të Kombëtares, në vitet ’60-70. Një lojtar i rrallë, që pasi u shkëput nga futbolli i luajtur, vazhdoi punën si trajner. Është një nga pjesëtarët më të shquar të dinastisë Mema, babai i trajnerit aktual të Tiranës, Ardian Memës.

Homazhet në nderim të Ali Memës, ish-futbollisti dhe ish-trajnerit të madh të Tiranës, do të bëhen nesër, nga ora 10:00, në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.

The post Futbolli shqiptar në zi – ndërron jetë ish-futbollisti i njohur appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Kejvina Kthella