Fundjava sjell mot befasues, ky është parashikimi për krejt javën

0

Deri të premten kryesisht vranët, në fundjavë priten kthjellime.

Vendi ynë në ditët e fundit të muajit shtator ndodhet ndërmjet fushave të presionit të lartë të stacionuara mbi Skandinavi dhe një turbullire mbi Mesdhe, derisa mbi rajon shtrihet një sistem frontal, që po krijon kushte për mot kryesisht me vranësira, me mundësi edhe për ndonjë rigë lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbesin nën vlera mesatare për këtë periudhë me maksimale gradualisht në rritje 15C deri në 19C, ndërsa minimalet deri në fundjavë do të pësojnë rënie nga 10C deri në 3C.

Të enjten dhe të premten do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët me mundësi edhe për riga lokale shiu.

Në fundjavë më pas, gradualisht do të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Të dielën pas mëngjesit të ftohtë, gjatë ditës do të mbajë mot i mirë, kryesisht me diell.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com