Ftohja dhe gripi – zbuloni se kur është koha të shkoni tek mjeku

0

Vjeshta është ideale për zhvillimin e infeksioneve të ndryshme virale, ndërsa më të njohurat janë gripi dhe ftohja, të cilat nuk i kursejnë as fëmijët dhe as të rriturit.

Përveç simptomave standarde që e përfshijnë hundën e zënë, temperaturën e lartë, teshtitjen, kollitjen dhe plogështinë, këto sëmundje sezonale ndonjëherë mund të shkaktojnë edhe probleme shëndetësore më serioze, transmeton Koha.net.

Nëse tashmë i keni vënë re simptomat dhe nuk e dini nëse duhet të shkoni tek mjeku, këto udhëzime mund t’ju ndihmojnë:

Rritja e temperaturës: temperatura e ngritur që zgjat më shumë se 3 ditë mund të jetë shenjë e infeksionit bakterial që duhet trajtuar sipas rekomandimit të mjekut;

Përtypja me dhimbje fyti: Edhe pse dhimbja e fytit shkakton siklet, dhimbja e fortë mund të shkaktohet nga angina streptokoke, gjë që kërkon trajtim;

Kollitja e fortë: nëse kollitja nuk kalon 23 javë, atëherë mund të bëhet fjalë për bronkitin ose astmën. Në këtë rast, sigurohuni që ta vizitoni mjekun;

Mbyllja e sinuseve dhe kokëdhimbja: ftohja dhe alergjia e shkaktojnë mbylljen e sinuseve, gjë që mund të çojë në infeksione të sinuseve. Nëse ndjeni dhimbje në zonën e syve ose keni sekrecione të trasha për më shumë se një javë nga hunda, mund të bëhet fjalë për infeksion bakterial i cili kërkon trajtim me antibiotikë. Mjeku do të përcaktojë nëse nevojiten antibiotikë apo ndonjë formë tjetër trajtimi.

Në disa raste, nevojitet ndihma emergjente mjekësore.

Të rriturit duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë:

dhimbje të forta gjoksi;

kokëdhimbje të fortë;

problem me frymëmarrje;

marramendje;

konfuzion;

vjellje të vazhdueshme.

Simptomat të cilat tek fëmijët kërkojnë ndihmë urgjente mjekësore janë:

Frymëmarrja e vështirësuar ose e shpejtë;

Ngjyra e kaltër e lëkurës;

Mosmarrja e lëngjeve të mjaftueshme;

Letargjia, ose

Nervozizmi ose parehatia;

Simptomat që u përmirësuan, dhe pastaj u përkeqësuan papritmas;

Temperatura e shoqëruar me skuqje të lëkurës.

Si ta parandaloni ftohjen ose gripin?

Masa më e rëndësishme për t’i parandaluar ftohjet dhe gripin është larja e shpeshtë e duarve. Duart duhet të lahen me ujë të ngrohtë dhe sapun për të paktën 20 sekonda.

Përveç larjes, në dispozicion janë edhe vaksinat e ndryshme të cilat mund ta parandalojnë infeksionin e gripit sezonal, përcjell Koha.net. Sezoni i gripit zakonisht fillon në dhjetor dhe zgjat deri në mars.

Rekomandohet ta shmangni kontaktin me personat e infektuar, ndërsa në rast të sëmundjes qëndroni në shtëpi dhe parandaloni përhapjen e infeksionit tek të tjerët.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com