Ftohen qytetarët të cilët kan bër kërkes për librezat e reja shëndetësore të bëjn tërheqjën e tyre
14:19 | 21 Gusht 2017

Njoftohen qytetarët e komunës së Bujanocit të cilët e kanë dorëzuar kërkesën për marjen e kartelave të reja për librezat e sigurimit shëndetësorë deri në ditën 15.07.2017, se ato mundeni ti tërheqni në ekspoziturën e Entit Republikan për sigurim shëndetësorë në Bujanoc, Rr.K.Petriviça Nr.179, çdo ditë pune nga ora 7.30 deri 14.00 h. VËREJTJE: -Gjatë procedurës së pranimit të "karteleve për sigurim shëndetësorë" qytetari me vete duhet ta ketë Letërnjoftimin valid ose Librezën e vjetër shëndetësore ! Fondi Republikan për sigurim shëndetësorë Ekspozitura në Bujanoc. Personi i autorizuar Danijel Stojanoviç P.S. Lejohet shpërndarja dhe transmetimi i Lajmërimit nga Mediat tjera Lokale.
Aurela Hoxha