Ftesë për tubim me mërgimtarët për marrjen e aksionit për ndërtimin e xhamisë në fshatin Maltërnoc

0

Me iniciaticvën   e disa banorëve vullnet mirë të fshatit Maltërnoc është vendosur që të caktohet një datë ku do të takohen të gjithë mërgimtarët e fshatit Maltërnoc që tani jetojnë dhe punojnë në Zvicër, duke mos përjashtuar edhe ata që jetojnë dhe punojë edhe në shtete tjera, ku temë diskutimi do të jetë rikonstruktimi i xhamisë së fshatit Maltërnoc e cila xhami ka një histori prej 45 vjeçare.

Kjo  xhami sot ndodhet në një gjendje të keqe, dhe nevojat për ndërhyrje janë të shumta, kurse mundësitë ekonomike nga vetë banorët e fshatit Maltërnoc   janë të pakta.

Për datën, kohën dhe vendin e takimit të interesuarit mundë të kontaktojnë në numrin e telefonit +41763556589, z. Qemajl Shaip Fejzullahu nga fshati Maltërnoc, me kërkesën e të cilit edhe është publikuar kjo ftesë në faqen e Maltërnocit, i cili tani jeton dhe punon në Zvicër. Kërkesës i bashkëngjiten edhe fotografitë e gjendjes momentale të xhamisë së fshatit Maltërnoc, dhe fotografitë e xhamisë e cila parashihet që të jetë pas rikonstruktimit të saj. Këto fotografi janë dërguar nga Latif Shukri Rexhepi njëri nga nismëtarët e kësaj iniciative, të cilin të interesuarit mundë ta kontaktojnë përmes numrit të telefonit 044 782 022./Lugina Press/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com