Fshehu drogë në pizhame, pranga 26-vjeçarit shqiptar

0

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me drogë. Sami Zoto zbriti në portin e Barit, nga një traget që ishte nisur nga Durrësi, ndërsa në kamion kishte ngarkuar pizhame. Gjatë kontrollit të mallit në doganë, ai shfaqi shenja nervozizmi.

police

Për këtë arsye, doganierët sinjalizuan policinë dhe Guardia di Fiananca, që ushtruan kontrolle të hollësishme.

Efektivët zbuluan dy ngarkesa me drogë mes kutive me pizhame, që transportoheshin nga Durrësi në Itali.

Në të parën, ishin 26 kilogramë marijuanë dhe në të dytën 1 kilogramë heroinë.

Zoto u arrestua në flagrancë, ndërsa autoritetet italiane po hetojnë për të zbuluar lidhjet e tij me personat që e prisnin drogën në Itali.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com