Fshatrat e Preshevës përplot me emigrant

0

Migrantët në grupe me nga 10 persona, kryesisht nëpërmjet livadheve dhe fushave edhe më tej arrijnë në Preshevë nga Maqedonia dhe menjëherë kërkojnë azil për të marrë dokumente për udhëtim të mëtutjeshëm.

Cakanoc

Nga Maqedonia në Serbi hyjnë nëpërmjet fshatit Miratoc dhe Cakonoc, ndërsa deri sa kanë arritur këtu, me mijëra kilometra ata kanë kaluar me muaj të tërë. “Kemi ardhë vet, kemi përdorë GPS. Askush nuk kujdeset për ne. Udhëtojmë mbi 20 ditë nëpërmjet Greqisë dhe Maqedonisë dhe tani jemi këtu. Kjo është shumë e komplikuar për shkak të rregullave tuaja” thonë emigrantët. Fshatrat e Preshevës që gjendet përgjatë kufirit me Maqedoninë, janë stacionet e para për shumicën e emigrantëve. “Gjatë tërë ditës kërkojnë bukë dhe ujë. Ne u japim, pastaj i tregojmë nga duhet të shkojnë” thonë fshatarët. Nga 15 qershori për azil në stacionin policor në Preshevë mbush prej 400 deri 600 migrantë në ditë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com