Fshati që s’guxon ta braktis askush: Shihni detaje të mistershme të këtij vendi (Video)

0

Fshati kinez Huaxi është  i vendosur në krahinën Jiangsu, dhe me plotë të drejtë e mban emrin “fshati i pasanikëve”.

Çdonjëri prej 2.000 banorëve, sa i ka ky fshat, ka së paku 250.000 dollarë në llogarinë e vet bankare, sigurim shëndetësorë dhe arsimim pa pagesë, si dhe jeton në vilë luksoze, në të vërtet të gjithë jetojnë në vila identike, transmeton gazetametro.net.

Por ekziston një marrëveshje e brendshme. Nëse dikush vendos ta braktisë fshatin dhe të transferohet diku tjetër, humb të gjitha që i ka në llogari bankare dhe, natyrisht vilën, dhe për shkak të kësaj, gati askush nuk guxon të shkojë sepse do të mbetej pa asgjë dhe do të përfundonte në rrugë. Shumica e banorëve punojnë shtatë ditë në javë, prandaj bëhet pyetja kur do t’i shpenzojnë gjithë ato para?

Para 30 viteve, ky fshat ishte vetëm një prej fshatrave të varfra kineze, me rreth 600 banorë. Por, atëbotë ish sekretari i komitetit të partisë komuniste të fshatit Wu Renabo, erdhe deri te ideja se si t’i sjellë prosperitet fshatit. Së shpejti i themeloi disa firma dhe të varfrit i shndërroi në pasanikë. Tani ky fshat konsiderohet si një konglomerat multi miliardësh në tregun e çelikut dhe të transportit.

Mediet janë interesuar për Huaxi, kur u publikua se banori i këtij fshati mesatarisht fiton 18.000 dollarë në vit, gjë që është shumë më tepër se ajo që mund të fitohet nëpër krahinat tjera kineze.

Për të treguar fuqinë e fshatit, ata në vitin 2011 ndërtuan një rrokaqiell super modern me 72 kate, për ndërtimi e të cilit shpenzuan 430 milionë dollarë, i cili mjafton për argëtimet e ndryshme të banorëve. Mirëpo bixhozi dhe drogat janë të ndaluar.
Është e qartë se fshati e ka ndërmarrjen e vet të transportit. Por ajo nuk qarkullon nëpër rrugë por në ajër. Për transport të banorëve përdoren helikopterët, kështu që banorët kanë qasje nëpër qytete përreth për dhjetë minuta.

Banorët e Huaxi’i nuk flasin për pasurinë e vet, bizneset dhe as për atë se si arritën të pasurohen, ndërsa qasja e medieve në këtë fshat është i kufizuar. Këtu gazetarët nuk mund të shkelin me këmbë pa lejen e posaçme të pushtetit lokal.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com