Fshati Nesalcë pastrohet nga mbeturinat e egra

0

Me kërkesë të banorëve të fshatit Nesalcë drejtuar pushtetit lokal për pastrimin e mbeturinave të egra sot Ndërmarrja publike Komunalia ka pastruar vendin ku deri më tani hudheshin mbeturinat.

vlcsnap-2015-08-18-13h39m17s125

Hudhja e mbeturinave vend e pa vend jo që jep pamje të brisht por është edhe e dëmshme për shëndetin e njerëzve. Me vite nuk është intervenuar në vendin ku deri më tani është shfrytëzuar për hudhje të mbeturinave tha kryetari i Bashkësisë Loklae të fshatit Nesalc Basri Veseli, por duke falenderuar pushtetin lokal të Bujanocit që ka autorizuar Komunalinë po bëhet pastrimi i kësaj pjese, por apelon edhe banorët e fshatit të jenë më të kujdesshëm në të ardhmën të mos hudhin mbeturinat vend e pa vend. Duke mos pasur një vend të caktuar deponie banorët ndoshta edhe detyrohen të hudhin mbeturinat në këtë vend mirëpo në mbledhjen e radhës të Bahskësisë Lokale të fshati Veseli tha se, do të gjejë një mënyrë që të paktën të bëjë kërkesë komunës dhe në bashkëpunim me Komunalinë të gjejnë një metodë ose për të menjanuar mbeturinat, ose herë pas here të vijnë të pastrojnë vendin e hudhjes së mebturinave. Po ashtu edhe Ruzhdi Halili shef i operativës pranë Ndërmarrjes publike Komunalia tha se, sot po bëhet eliminimi i mebturinave mirëpo apelon tek banorët të jenë më të kujdesëshëm. Ata të cilt më së shumti e kanë problem se ku të hedhin mebturinat janë banorët e fshatit të cilt detyrohen të i hedhin edhe në vende të caktuara mirëpo janë të mendimit që të hudhen më në brendësi e jo përskaj rrugës, dhe se pastrimi i mbetuinave që është bërë sot është një punë për tu lavdëruar. Sipas shefit të operativës Ruzhdi Halili në Ndërmarrjes publike Komunalia pastrimi i mebturinave dot vazhdoj edhe nëpër fshatrat e tjera të komunës së Bujanoc, në ato pjesë ku kanë ngelur pa u eliminuar pasi që në shumë vendbanime vetëm se është bërë pastrimi i mebturinave të egra./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com