Fshati Bilaç po bëhet me infrastrukturë të përparuar

0

Fshati Bilaç i komunës së Bujanocit sot u bë edhe me njërrugë të asfaltuar, është bërë asfaltimi i rrugës me gjatësi afër 400 metra dhe gjerësi 4 metra që shpie tek varrezat e këtij fshati, vlera e së cilës ëhstë 2.900.000 dinarë së bashku me TVSH-në.

muki 2

Kjo ishte kërkesë e bashkësisë lokale të fshatit Bilaç ku edhe kontribuan me 30% me mjete finansiare, kështu tha drejtori i drejtoratit për ndërtim Agim Haliti. Kjo rrugë ishte më se e nevojshme për banorët e këtij fshati sepse frekuentohet nga një numër i madh i familjeve që jetojnë në këtë lagje. muki 4Punimet në orët e pasditës i ka inspektuar edhe i pari i komunës Nagip Arifi, i cili u shpreh se qdo vendbanim i komunës së Bujanocit do ti ngjajë një qyteze, sa i përket infrastrukturës, sepse sipas Arifit të gjith e meritojnë një jetë të mirë dhe kushte të mira. muki 1Drejtori i drejtoratit për ndërtim Agim Haliti, gjithashtu ka potencuar se, pushteti lokal do të vazhdojë duke punuar në këtë fshat jo vetëm në infrastrukturë por edhe në projekte të ndryshme, për t’ia kthyer imazhin fshatit Bilaç si kurse që ishte përpara. muki 3Ekzekutimin e punimeve të rrugës në fjalë është duke e kryer ndërmarrja për ndërtim “Saba Bellca”  nga Presheva./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com