Franca në frikë për sulme të reja terroriste

0

Policia e Parisit ka arrestuar disa persona, lidhur me vrasjet në revistën franceze Charlie Hebdo, por kërkimi po vazhdon edhe për dy të tjerë, transmeton zeri.info.

auto_Francaa1420712779

Vëllezërit Cherif Kouachi, 32 vjeç dhe Said Kouachi, 34 vjeç, janë dy të dyshuarit kryesorë, për krimin që ndodhi të mërkurën, ku u vranë 12 persona dhe u plagosën 11 të tjerë, shkruan CNN.

Të enjtën (sot) policia po vazhdon kërkimin e vëllezërve, ndërkohë që i dyshuari i tretë është dorëzuar në polici.

“Ata janë ende të lirë, janë të armatosur, prandaj jemi të frikësuar se mund të kemi sulme të reja”, është shprehur kryeministri francez, Manuel Valls, në një intervistë për televizionin francez RTL.

Janë vrarë për shkak karikaturave të profetit Muhamed

Viktimat dyshohet se janë vrarë për shkak se revista Charlie Hebdo, ka publikuar karikatura të profetit Muhamed.

Revista është e njohur për ngacmimet e religjioneve, shoqërisë dhe politikës. Zyra e saj është gjuajtur me zjarrë në vitin 2011, ditën e njëjtë kur revista planifikonte të publikonte ballinën përmes së cilës do të përqeshte ligjin islamik.

Të mërkurën (dje), dy të armatosur kanë hyrë në ndërtesën e Charlie Hebdo, e cila gjendet afër katedralës së famshme ‘Notre Dame’.

Rrugës për në ndërtesë, ata kanë pyetur kalimtarët se ku ndodhet zyra e kësaj reviste. Njëri prej tyre, fliste rrjedhshëm gjuhën frënge, kanë treguar qytetarët.

Ata kanë hyrë në zyrët e revistës, në momentet kur stafi po mbante mbledhjen e redaktorëve.

Sulmuesit kanë ndarë burrat nga gratë, dhe i kanë thirrë me emër karikaturistët, që kishte për qëllim t’i vrisnin, ka treguar mjeku Gerald Kierzek, i cili po trajton persoant e plagosur, shkruan zeri.info.

Ky ishte sulmi më i rëndë në Evropë, që nga korriku i vitit 2011 kur Anders Behring Breivik vrau 77 njerëz në sulmet ndaj ndërtesave qeveritare në Oslo, Norvegji, dhe në një kamp rinor në ishullin e Utoya.

Sulmuesit, që ishin dy me maska dhe me armë para ekzekutimit kanë thënë se po ‘hakmirren për profetin Muhamed’,  ndërsa gjatë ekzekutimeve kanë bërtitur ‘Ahhalu akbar’ që do të thotë ‘Zoti është i madh’.

Parisienët nuk do të frikësohen

Karikaturisti Stephane Charbonnier është vrarë. Ai ka qenë redaktor i revistës. Tre karikaturistë tjerë, të njohur me emrin, Cabu, Wolinski and Tignous, po ashtu janë vrarë.

Të mërkurën mbrëma, parizianët mbushën rrugët e Parisit në shenjë solidariteti me viktimat. Protestuesit në Paris, kanë mbajtur stilolapsë me duar lartë, dhe kanë brohoritur ‘”We are Charlie!” (Ne jemi Charlie). Prostesta të ngjajshme janë mbajtur edhe në kryeqytete të tjera, përfshirë në Romë, Berlin dhe Barcelonë.

“Parisianët nuk do të frikësohen”, ka thënë zëvendëskryetari i Parisit, Patrick Klugman.

“Ne do të luftojmë terrorizmin me vlerat tona të përbashkëta, do luftojmë për liri, liri të shprehjes, dhe liri të mediave”, është shprehur ai.

Të enjtën, emrat e viktimave kanë qenë nëpër të gjitha gazetat, si heronjë të lirisë së shprehjes.

“Liria është vrarë”, “Të gjithë jemi Charlie Hebdo”, janë titujr kryesorë nëpër ballinat e gazetave të sotme.

Sot, Presidenti francez, Francois Hollande, ka shpallur ditë zie.

Flamujt janë vendosur në gjysëm shtizë mbi çdo ndërtesë publike, kurse është anuluar çdo ngjarje dhe manifestim.

Klugman, nënkryetari i komunës, në këtë ditë është shprehur: “Është shumë e pazakontë. Unë nuk mund të kujtohet një ditë të tillë që nga 9/11”. /Zëri/

Image
Image

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com