Fotot e Fjalorit të parë ‘Anglisht – Shqip’ – Tashmë pjesë e muzeut historik mbretëror

0

1111

Në një takim të veçantë, sot mbesa e dijetarit Idriz Ruka, Dr. Estela Ruka, i ka dhuruar në shenjë simbolike familjes Mbretërore, specifikisht Princit Leka II, dorëshkrimet origjinale 60 vjeçare të fjalorit për në muzeun historik të familjes mbretërore Shqiptare.

Fjalori i parë i Anglisht – Shqip ka një histori jo fort të zakontë. Ai u shkrua nga dijetari Idris Ruka në vitet ‎1945-1965 në burgun e Burrelit, fjalor i cili përmban një pasuri kombëtare të krijuar në kushte jo të favorshme.

Vepra e krijuar në 20 vitet që jetoi në burgun e Burrelit, përmban 55 mijë fjalë, që i vijnë në ndihmë të gjithë individëve që ndërveprojnë, shkruajnë e lexojnë në Shqip e Anglisht. Dorëshkrimet e kësaj pasurie janë ruajtur me krenari dhe fanatizëm nga pasardhësit e Idris Rukës. /Arkivanews

Foto nga takimi i tyre:

1 2 3

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com