Fotografi të mahnitshme të leopardit që shfaqet pas 100 vitesh
20:50 | 12 Shkurt 2019

Krijesa, e cila tashmë thuajse ka fituar statusin e një miti, u kap nga fotografi britanez i kafshëve Will Burrard, 35-vjeçar, ndërsa po vështronte fushat e Kenias në orët e vona të natës, transmeton lajmi.net.

Kjo është hera e parë që një leopard i zi është kapur ‘siç duhet’ në fotografi pas 100 vitesh.

Sytë e të gjerë të leopardit mund të shihen duke vështruar për ndonjë pre, ndërsa pika të ngjashme me leopardin mund të shfaqen paksa në lëkurën e saj të egër, e cila është rezultat i melanizmit.

Ky ndryshim gjenetik, e kundërta e albinizmit, rezulton në një teprim të errësimit të pigmentit.

Leopardët afrikanë janë renditur si të rrezikuar në Listën e Kuqe të Specieve të Kërcënuara të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). /Lajmi.net/

Kejvina Kthella