Forumi Rinor i PD-së:Shaip, pse po hesht për rastin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës?!
09:38 | 21 Prill 2019

Përmes një aktiviteti forumi rinor i PD-së, kanë shprehur revoltën e tyre ndaj heshtjes së kryetarit të Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi për rastin e fundit lidhur me ndalimin e shfaqjes së filmit kontravers”Kufiri Ballkanik” shfaqjen e të cilit e ndaloi drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili.

 

“Se heshtja është pranim i situatës së krijuar e dëshmon më së miri edhe heshtja e pushtetit lokal ndaj ngjarjeve të fundit aktuale në Bujanoc. 

 

Aferat e shumta korruptive brenda administratës komunale dhe mos reagimi i këtij pushteti lokal të Bujanocit dhe KNSH-së rreth presionit që po iu bëhet drejtorit të Shtëpisë së Kulturës për moslejimin e shfaqjes së filmit "Kufiri Ballkanik" kanë nxitur aktivistët e Forumit Rinor të PD-së që përmes një transparenti të vendosur në Shtëpinë e Kulturës të kërkojnë përgjigje nga i pari i komunës së Bujanocit duke e pyetur për heshtjen e tij misterioze.

 

Gjithashtu, përveç pyetjeve që kanë të bëjnë për heshtjen rreth aferave korruptive në administratën komunale dhe heshtjen rreth anulimit të filmit në fjalë, të rinjtë e PD-së i kanë kujtuar atij edhe heshtjen për rastin flagrant në Shtëpinë e Shëndetit, ku punonjësi i këtij institucioni, njëherit anëtar i Këshillit Komunal ku bashkëqeverisin i priste pacientët shqiptarë me armatim të tipit M84, si kundërpërgjigje ndaj idesë së Presidentit Thaçi për bashkëngjitje të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me Republikën e Kosovës.

 

Me gjasë, edhe kësaj here kryetari i komunës së Bujanocit i varur kryekput nga partnerët e tij jo shqiptarë që ka në koalicion do të pranojë që përmes heshtjes ta ruaj karrigen e tij dhe të pranojë bashkëfajësinë.

 

Se kujt po i shërben ky kryetar, le ta vlerëojë më së miri populli” thuhet në reagimin e publikuar në faqën zyrtare të PD-së.

Alesia Bami