Formacioni i frikshëm i Milanit pas 10-të transferimeve (Foto)

0

Leonardo Bonucci është “qershia mbi tortë” pas transferimeve të shumta të Milanit këtë verë, duke u bërë lojtari i nëntë që kalon te klubi nga “San Siro”. Milan është afër transferimit edhe të lojtarit të dhjetë, ai është Lucas Bilgia.

Milani synon të rikthehet në maje të futbollit Evropian dhe për ta bërë këtë, kanë nevojë për investime.

Kuqezinjtë kanë qenë shumë aktiv deri më tani në ndërtimin e skuadrës, shkruan Gazeta Express.

Pavarësisht dyshimeve nëse janë apo lojtarë të denjë, Milan deri më tani ka transferua nëntë lojtarë, duke llogariur këtu edhe portierin, Antonio Donnarumma.

Natyrisht ajka është mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, që u transferua për 40 milionë euro, plus dy të tjera bonuse.

Shumë shpejt pritet të transferohet edhe i dhjeti, që është Lucas Biglia. Ai tashmë ka arritur n Milano.

“Squawka.com” ka bërë disa formacione të mundshme të Milanit për sezonin e ardhshëm pas transferimit të Bonuccit dhe synimi për Ligën e Kampionëve tashmë mund të quhet synim i arritshëm.

Shtatë herë kampionët e Evropës tani do të konkurrojnë fuqishëm për titullin e Serie A, përcjell Gazeta Express.

Derisa më poshtë keni dy formacionet e mundshme të Milanit nëse Kuqezinjtë transferojnë njërin prej lojtarëve që janë duke i kërkuar, Aubameyang ose Belotti, derisa Biglia tashmë është punë e kryer. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com