Fondi Humanitar i Kosovës Lindore organizon tubim në New York

0

Ta shpëtojmë Preshevën,Bujanocin dhe Medvegjën?, me  pjesëmarrjen e strukturave të organizuara dhe publikut të hapur në  hapësirën e SHBA. Tubimi mbahet Ditën e Diel, 12 tetor 2014, ora 1.00 p.m. në Monroe College ?King Hall, 2501 Jerome Ave, Bronx, NY 10468 Tubimi ka për synim të sensibilizojë opinionin e gjerë shqiptaro-amerikan për nismën e Fondit për ndërtimin e 100 shtëpive në  3 komunat e Kosovës Lindore.

FHKL-1

Aksioni deri tani ka rezultuar i suksesshëm. Brenda një viti ka filluar ndërtimi i më se 30 shtëpive falë ndihmave nga bashkëatdhetarët anembane trojeve shqiptare dhe në Diasporë. Duke organizuar këtë tubim, drejtuesit e Fondit duan të tërheqin  vëmendjen për një bashkëpjesëmarrje më të gjerë në të gjithë Diasporën, në këtë rast SHBA-së, që synimi i këtij aksioni të arrihet në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur. Drejtuesit e fondit janë të bindur se ky aksion dhe aksionet e tjera  që do të pasojnë, do të jenë në funksion të shërbimit të popullatës në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë. Motoja e aksionit që ka promovuar Fondi, ?TË NDËRTOJMË, TË SHPËTOJMË,  TË PARANDALOJMË?, ka për qëllim që të parandalojë shpërnguljen e  popullatës nga trevat tona shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Drejtuesit e Fondit, mirëpresin çfarëdo lloj ndihme në funksion të jetësimit të këti aksioni.

Kryesia e Fondit / Kryetari

Xhelal Memeti

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com