Fluks alarmant i refugjatëve italian drejt Zvicrrës, mund të mbyllen kufijtë

0

Fluksi i refugjatëve që ia mësyjnë Zvicrës po vjen duke u rritur me të madhe. Kjo bie më shumë në sy në kantonin jugor, në Ticino, ku azilkërkuesit vijnë nga Italia. Në kufij mbretëron tashmë gjendje e jashtëzakonshme. Për shkak të shtimit të madh të këtij fluksi, autoritetet në këtë kanton kërkojnë mbylljen e përkohshme të portave për refugjatët.

ch

Kryetari i Qeverisë së Kantonit të Ticinos, Norman Gobbi ka thënë për gazetën “NZZ” se “numri i azilkërkuesve dhe migrantëve ilegalë që aktualisht nga Italia po vijnë në Ticino është dyfish më i madh se ai i para një viti”. Sipas tij kufijt duhen mbyllur.

“Vetëm në këtë mënyrë ne mundemi të ushtrojmë presion ndaj shteteve që nuki përmbyushin detyrimet e tyre”, ka sqaruar ai. Me këtë rast ai e ka pasur fjalën sidomos për mbylljen e vendkalimeve kufitare për refugjatët para disa ditësh nga ana e Francës. Ky veprim konsiderohet shkelje e Marrëveshjes së Shengenit.

Gobbi ka thënë më tutje se kantoni i tij është aktualisht e vetmja portë ende e hapur për refugjatët që vijnë përmes Italisë. Edhe Austria po kërcënon të ndërpresë pranimin e refugjatëve.

Krahas kantonit jugor, edhe qendra, Berna e ka kuptuar seriozitetin e gjendjes. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM) numri i azilkërkuesve në vend po vjen duke u rritur.

Vlerësohet se ky fluks është më i madhi që nga koha e luftës në Kosovë, në vitin 1999, kur ishte arritur rekord i numrit të refugjatëve të ardhur në Zvicër.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com