Flet Montella pas humbjes nga Interi

0

Montella është krenarë me lojtarët e tij, pavarësisht humbjes 3:2 nga Interi në “San Siro”.

Derbi “Madonnina” i ka takuar Interit pasi e mposhti 3:2 Milanin në “San Siro” me het-trikun e sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi, shkruan Gazeta Express.

Zi Kaltrit morën tri pikë falë një penaltie të fituar në minutën e 90’të, të cilën e konkretizoi në gol kapiteni i Interit.

Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, tha se Kuqezinjtë merituan të paktën një pikë, ndërsa lavdëroi lojtarët për paraqitjen.

“Bëmë paraqitje të mirë në pjesën e dytë dhe jam shumë krenar, luajtëm me shpirt të Milanit, luajtëm ashtu siç jemi. Turp që nuk arritëm të marrim pikë, por jemi në rrugën e duhur dhe jemi optimistë”, ka deklaruar Montella.

Me katër humbje nga tetë ndeshjet e para, Milani është 12 pikë prapa liderit Napoli.

Por, Montella thotë se sezoni është i gjatë dhe beson se Kuqezinjtë mund të sigurojnë një vend për në Ligën e Kampionëve.

“Duke e parë tabelën tash, gjithçka duket e paarritshme, por sezoni është i gjatë dhe mund të ngritemi. Unë besoj se top-katërshja është absolutisht e mundshme”, ka thënë ai më tej.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com