Flasin më në fund Seldi dhe Sinani: Ja përse u zumë!

0

Të ftuar në ‘Xing me Ermalin’ Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu ndër të tjera kanë folur edhe për atë që ka bër kurioz për kaq shumë kohë publikun shqiptar.

3 vite më parë ata i dhanë fund miqësisë së madhe që kishin bashkë duke habitur kështu të gjithë ata që i ndiqnin. Sinani: ‘Kemi patur 4-5 bashkëpunime bashkë të cilat rezultuan të suksesshme, koncerte, publik, klikime pafund. Çdo gjë ishte perfekte.

Atë kohë Seldi e kishte mbaruar akademinë dhe kur morri famë, ishte paksa i ri në moshë dhe…- tha Sinani duke i lënë fjalën Seldit. Seldi: “Fama më erdhi pa kuptuar, ishte edhe si një lloj ‘depresioni’ pasi njerëzit thonë se kur njeriu kalon në depresion, nuk e kupton.

Asokohe nuk i kushtova shumë rëndësi sepse kishim shumë koncerte, para, lek. Sinani në atë kohë kishte shumë kërkesë llogarie dhe mua më dukej si e tepërt, por sot kuptoj që ishte minimumi që mund të bëje.

Ndërkohë që Sinani stukonte veten e vet artistikisht, e bënte këtë edhe me mua, por unë asokohe dilja me femra, pija, të nesërmen duhej të shkonim në koncert, por unë isha tap. Tani e kuptoj”.

Sinani: “Për ta plotësuar, shkëputja e parë në fakt ka ndodhur kur djalit ju shkrep në mendje të bënte një master në muzikë në SHBA edhe pse e kishte mbaruar akademinë dhe ishte në kulmin e karrierës. Unë jam pak strikt në këtë pikë, dhe në fakt Seldi shkoi në SHBA , por ai master nuk u bë kurrë. Aty ndodhi shkëputja e parë”./Xing.al/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com