Fiton 86.7 milionë euro në Euromillions

0

Lotaria Euromillions këtë javë “ka shkrepur” dhe i ka sjellë fituesit fatlum një pasuri të tërë. Plot 104 .8 milionë franga (ose 86.7 milionë euro) ka fituar personi fatlum i cili ka kryqëzuar numrat: 6, 8, 34, 38 dhe 48  si dhe shenjat e yjeve me numrat 3 dhe 9.

Mësohet se fituesi ka blerë tiketën në Irlandë.

Pas Jackpot-it të qëlluar të premten, për tërheqjen e radhues të Euromillions, që bëhet të martën e javës që vjen kanë mbetur “vetëm” 18 milionë franga, ka bërë të ditur Loterie Romande.

Lotoja e madhe evropiane Euromillions ka filluar të luhet në vitin 2004. Ajo funksionon në shtetet si: Zvicër, Belgjikë, Francë Britani të Madhe, Irlandë, Luksemburg, Austri, Portugali dhe Spanjë.

Shanset për të kapur Jackpot-in në këtë lotari janë një me 116 milionë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com