
Ajo vendosi të lërë punën e saj për t’u marrë me një zanat të ri, që i sjell asaj të ardhura të pabesueshme. Por çfarë bën realisht ajo? Harley thotë se ajo kontrollon rrjetet sociale dhe telefonat e klientëve të saj, duke i “dominuar ata online”.
28-vjeçarja është shprehur se burri i saj e mirëkupton, madje ai merret me punët e shtëpisë teksa ajo fiton paratë nga dhoma e ndenjës. Ndërkohë ajo kërkon 100 dollarë për seancë, gjatë të cilës kontrollon llogaritë bankare dhe llogaritë në mediat sociale të klientëve. Më pas u bën edhe shantazh.
Disa prej këtyre pasanikëve madje i paguajnë edhe veshjet, udhëtimet luksoze dhe operacionin për zmadhimin e gjoksit.
“Nuk më kanë kërkuar asnjë herë të bëj seks me ta apo të zhvishem”, tregon ajo. “Unë jam një dominuese, meshkujt pëlqejnë të kontrollohen nga unë dhe të shantazhohen”, thotë 28-vjeçarja./shekulli