Fisnik Ismaili: Unë e dëgjova se çfarë i tha Haradinaj, Jabllanoviqit

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ai e din të vërtetën për dialogun në mes Haradinjat dhe Jabllanoviqit.
Fisnik IsmailiMë poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Fisnik Ismailit:

“Aman, kyfarë ‘lajmi’ i shkëmbimit të fjalëve mes Jablanović-it e Rambos don me u ba përrallë. Kadalni.
Po e këqyrët foton me kujdes, shihet koka ime e madhe aty afër. Veshi im i djathtë i pa lamë, por që dëgjon gjithçka, e ka kapë bisedën e shkurtër, e cila ishte pak a shumë kështu:

Jablla: “Me kanë keqkuptue çka kam thanë edhe po du me dalë me një sqarim për këtë punë.” (që ma vonë rezultoi me një kërkimfalje të lodhët).

Rambo: ‘Aha. Ani, mirë ia ban’.

Qaq, o njerëz. S’ka pasë ma shumë aty se qekaq, o ju gazetarë. Kemi probleme TEPËR ma të mëdha se me spekulue për llafet mes këtyne dyve. Jo, Rambo nuk iu kërcënue. Po, Jablla u duk se po i jep pak llogari. Jo, nuk është lajm ky send. Po, duheni me u marrë me gjana që ia vlejnë. Natën e mirë”(sic), ka shkruar Ismaili./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com