Finalizohen dy projekte në Bujanoc të finansuara nga garda e Ohajos

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Michael D. Kirby dhe Ministri i Mbrojtjes Bratisllav Gashiq sot kanë qëndruar në Bujanoc me rastin e finalizimit të renovimit të dy objekteve arsimore në Bujanoc, projekt ky i realizuar në bashkëpunim të Gardës së Ohajos dhe Ushtrisë së Serbisë.

DSCN8952

Ambasadori Amerikan Michael Kirby së pari është pritur në kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi ku kanë mbajtur një takim pune së bashku me gardistët amerikan, për të vazhduar më pas bashkarisht drejt çerdhes së fëmijëve “Gëzimi ynë” në Bujanoc ku në mënyrë solemne u bë edhe prerja e shiritit. Pas prersjes së shiritit të pranishmit patën rastin të vizitojnë punimet të cilat ishin kryer në mënyrë intensive brenda këtij objekti, kurse në fund të vizitës në ktë objekt drejtori i këtij institucioni në shenjë falemnderimi nderoi me nga një dhurat, ambasadorin Kirby, ministrin Gashiq kryetarin Arifi si dhe përfaqësuesit e dy ushtrive. DSCN8957Në mënyrë solemne sot u përurua edhe renovimi i Shkolla e muzikës ku pas prerjes së shiritit edhe në ktë shkollë, vizituan punimet të cilat ishin kryer gjatë këtij muaji. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, tha se ”me Ambasadorin Kirby dhe Ministrin e mbrojtjes kemi biseduar për shum çështje të rëndësishme si dhe për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. Unë shpresoj se ky është vetëm një fillim i një projekti humanitarë, dhe mendoj se duhet të vazhdojmë edhe me projekte tjera” Ambasadori Michael Kirby u shpreh se, “kamë kënaqësin që po qëndroj sotë këtu në mesin tuaj dhe me rastin e finalizimit të një pune të rëndësishme. Atë që pamë ne sotë në këto projekte ndërtimi në dy institucionet arsimore kemi parë një bashkpunim të shkëlqyer, nga kryetari i komunës zoti Arifi kemi pas të siguruar shërbimet të cilat ishin të domosdoshme për realizimin e këtij projekti kurse ajo që mua po më gëzon është se me realizimin e këtyre projekteve u kemi mundësuar të rinjëve dhe fëmijëve të kenë dobi nga ky projekt i përbashkët, tha ambasadori Kirby. DSCN8922Edhe koloneli Endi Stive u falemnderua në emër të gardës së Ohajos në të cilën kishin marrë pjes 40 pjestarë dhe u shpreh se ishte një eksperienc e mirë kjo periudh në bashkpunim me ushtrin e Sërbisë dhe me të punësuarit lokal të komunës së Bujanocit, mund të them se, ishte një partneritet i shkëlqyer ndërkaq shpresojmë që ky bashkpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte të radhës u shpreh koloneli Stive. DSCN8927Sikurse parafolësit edhe Ministri i mbrojtjes Bratislav Gashiq falemnderoi të dyja ushtrit që arritën të bashkëpunojnë shkëlqyeshëm dhe të finalizojn punët në një afat aq të shkurtër kohorë. Komanda Evropiane e forcave të armatosura të SHBA-së përmes Zyrës për bashkëpunim ushtarak të Ambasadës së SHBA-së ka investuar 130 mijë dollarë në renovimin e këtyre dy objekteve të realizuar brenda një muaji./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com