Filluan zgjedhjet në PVD, Kamberi kërkon përkrahje

0

Nga sot kan filluar zgjedhjet brenda PVD-së dega në Bujanoc, kryetari i degës Shaip Kamberi nëpërmjet rrjetiti social iu ka drejtuar popullatës duke kërkuar që ti bashkangjiten këtij subjekti politik.

Sh K

Postimi origjinal i kryetarit të degës së PVD-së në Bujanoc Shaip Kamberit

I nderuar TI anëtarë i Partisë për Veprim – Dega në Bujanoc,
TI qytetar i vullnetit të mire,
PVD, sot, ka nisë zgjedhjet e saja të brendshme, Ajo, sot, ashtu sikurse në fillimet e saja, ka të hapura dyert dhe zemrën që të kyçë brenda strukturave të veta të gjithë ata burra dhe gra, të gjithë ata të rinjë e të moshuar, të gjithë ata intelektual dhe njerëz tjerë pa dallim profesioni, me qëllim, jo vetëm për të ndërtuar një subjekt politik të fortë, por para së gjithash, një organizim të pavarur politik i cili bazohet kryekëput dhe vetëm e vetëm në, vlerat njerëzore, në njerëz që dijnë të dallojnë:

– të mirën ndaj të keqjes,
– të bardhën ndaj të zezës,
– të ndershmen ndaj të pandershmmes,
– sinqeritetin ndaj zilisë,
– moralin ndaj amoralitetit,
– përuljen ndaj arrogancës,
– diturinë ndaj injorancës,
– idealin e përgjithshmen ndaj atij personal,

Këto dhe vetëm këto do të jenë kriteret për ndërtimin e strukturave tona që dalin nga zgjedhjet në të cilat po hyjmë. Sot, si kolektivitet, gjendemi në situatën më të vështirë në historinë tonë të re. Diskriminimi dhe hegjemonia e “butë” që po na imponohet, po krijon të ardhmen e pa shpresë për gjithë ne. Ato po rrezikojnë seriozisht qenien tonë kolektive. Pazarllëqet politike që u luajtën në emër tonë dhe për llogari të tjetërkujt, në të kaluarën, po shkatërrojnë edhe atë “që vdes e fundit” – shpresën te shumë njerëz. Prandaj, gjithë JU mos hezitoni kësaj here, ejani e bashkohuni në radhët e tona për të ndërtuar të ardhmen tonë politike të përbashkët. Në situatën kur kemi ndërtu kushte të njëjta për të gjithë, nuk kërkohet tepër nga askush.

Ajo që kërkohet është
Të bëjmë zgjedhjen mes idealit dhe ndjekjes së turmave,
Të jemi të butë me të gjithë,
Por të jemi edhe më të ashpër me njerëzit e ashpër,
Të mos bëjmë kompromise të kalbura as mes veti,
Të bëjmë veç marrëveshje të drejta edhe me të tjerët,
Të kërkojmë edhe për të tjerët atë që dëshirojmë për veti,
Por kurrsesi të mos pajtohemi me më pak se sa na takon.
Të besojmë në ideal edhe kur gjithë tjerët mendojnë ndryshe,
Nga këto zgjedhje të PVD-së, nuk varet veç e ardhmja e PVD-së,
E ardhmja e Bujanocit është në pyetje.

PRANDAJ, EJANI E ZGJIDHNI VET,
MOS LEJONI TË TJERËT TË ZGJEDHIN PËR JU.
Me Respekt,
Shaip Kamberi
kryetar i Degës së PVD-së

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com