Fillon realizimi i premtimeve të LPD-së në Bilaç, kërkohet edhe zyrtarisht ndrrimi i emërit të Shkollës

0

Bilaqi

Premtimet e LPD-së degës së Bilaçit po realizohen ende pa fillu qeverisja lokale e LPD-së në Komunën e Bujanocit, Dega e LPD-së në fshatin Bilaç kishte premtuar se do të ndrrojn emërin e shkollës nga Desanka Maksimoviç në emëritimin e patriotit dhe atdhetarit të kombit “Xhevat Ajvazi” nga Bilaçi.

LPD-ja e Bilaçit ka filluar ti përmbush premtimet para fillimit të misionit të LPD-së “Të Bashkuar në Fitore”.

KOMUNIKATA E KKSH-së

Në bazë te nenit 10, paragrafi I, pika 14) të Ligiit mbi Këshillat kombëtare te pakicave kombëtare (“Gazeta zyrlare 72/09, 20/14 — vendimi i GJK dhe 55/14), Këshilli konsideron që emërtimi aktual i shkollës fillore “Desanka Maksimoviq” në Bilaç nuk ështe në harmoni me realitetin dhe identitetin kombëtar Shqiptar.

Duke marrë parasysh që procesi mesimor zhvillohet pothuajse i tëri në gjuhën Shqipe, numrin e nxenësve që ndjekin procesin mësimor pothuajse në tërësi janë të përkatësisë kombëtar Shqiptare si dhe me që fshati Bilaç është i banuar kryesisht me Shqiptar, propozojmë ndryshimin e emertimit te shkollës qe Ju drejtoni.

Këshilli Kombëtar Shqiptar duke qen institucion përfaqësues i shqiptarëve i zgjedhur në rruge demokratike, ne kuadër të punës së tij në vazhdimesi ka për qëllim kultivimin dhe avancimin e identitetit kombëtar shqiptar, prandaj propozojmë ndryshimin e emrit të shkollës fillore “Desanka Maksimoviq” në Bilaç”, në emrin e ri “Xhevat Ajvazi”.

Duke marre parasyshë kompetencën ekskluzive institucionale të këshillit si organ përfaqësues në emër të bashkësise Shqiptare, konsiderojmë inicimin e procedurës mbi vendosjën e emrit “Xhevat Ajvazi” shkollës tuaj, të njejtës do ti bëj nder.

Biografia e Xhevat Ajvazit është si vijon:

I lindur në Bresiq të Konçulit në vitin 1947, mes tjerash ka jetuar edhe në fshatin Bilaç. Me profesion arsimtarë i Biologiisë dhe Kimisë. I burgosur politik. Atdhetar.

Ndërkohë, presim pergjigjeje brenda afatit ligjor mbi fillimin e procedurës së ndryshimin e emrit të shkolles.

Kryetari i KKSH-së

JONUZ MUSLIU

BUJANOC

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com