Fillon bashkëpunimi KKSH – Pushtet lokal

0

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot ka pritur në një takim pune, një delegacion nga Këshilli Kombëtar Shqiptarë të kryesuar nga kryetari Jonuz Musliu.

takimi

Ky është takimi i parë zyrtarë mes pushtetit lokal dhe KKSH-së, pas formimit të institucioneve shumpartiake në KKSH. Siç ka mësuar BujanociNet, gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të pishtetit lokal dhe KKSH-së në zgjidhjen e problemeve në fushat të cilat i zoton ky organ. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i ka dhënë përkrahje KKSH-së në punën e mëtutjeshme. Edhe kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu ka deklaruar se KKSH në çdo kohë do të jetë i gatshëm për bashkëpunim me pushtetin lokal në zgjidhjen e problemeve të cilat i preokupojnë popullatën shqiptare. Të dyja palët janë zotuar se KKSH më nuk do të funksionojë si më parë, dhe se bashkëpunimi pushtet lokal – KKSH do të jetë në nivel./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com