Fillon asfaltimi i dy rrugëve në fshatin Tërnoc

0

Sipas planit dhe programit të Ndërmarrjes Publike Direksioni për Ndërtim nga dita e sotme kanë filluar punimet për asfaltimin e dy rrugëve të dy lagjeve më të frekuentuara të fshatit Tërnoc,

Agimi 2

Rruga në lagjen e “Gash” me një gjatësi prej 320 metra dhe tjetëra në lagjen “Haxhi Musa” përball teqes së fshatit, punime këto me një vlerë afër 5 milion dinarëve. Sipas drejtorit të Direksionit për Ndërtim i cili ishte edhe prezent gjatë fillimit të punimeve për asfaltimin e rrugës tha se asfaltimi i këtyre rrugëve është shum me rëndësi për banorët sepse frekuentimi i tyre është shum i madh dhe qytetarët do ta kenë më të lehtë në të ardhmën. Ekzekutor i punëve është kompania “Saba Bellça” nga Presheva, kurse punimet sipas drejtorit Haliti pritet të kryhet brenda 20 ditëve. Nuk do të ngelemi vetëm me punimet e rrugëve të këtyre lagjeve thotë Haliti, por do të vazhdojmë me asfaltimin e rrugëve të tjera. Sipas drejtorit të Direksionin për Ndërtim, do të vlersojmë se cilat rrugë janë më të rëndësishme dhe cilat rrugë frekuentohen më së tepërmi nga qytetarët e që do të kenë dobi nga asfaltimi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com