Fillojnë punimet në lagjen e romëve, banorët i mirëpresin

0

Ndërrmarrja Publike “Komunalia” sot ka nisër punët në meremetimin e rrugës m.n Calle të banuar nga nacionaliteti Romë, në Lagjën Novonaselje në Bujanoc.

bageri 1

Rruga në fjal ishte në një gjendje të vështir për kalim dhe gjatë reshjeve atmosferike ishte e mbushur nga ujërat e zeza, kështu që NP Komunalia ka marë vendim që ti dal në ndihmë banorëve të kësaj rruge, tha drejtori teknik i komunalis Sabri Sefedini. Sipas tij, rrjeti i kanalizimit në këtë rrugë egziston por për momentin nuk është në funksion. Në stinën e pranverës do të jetë prioritet kanalizimi në këtë lagje thanë përfaqsuesit e Komunalis. bageri 2Banorët e rrugës n.m Calle ishin të kënaqur me punët e nisura sot dhe shpresojn që gjithçka të përfundoj sipas planit. Kjo rrugë pritet që pasi të rregullohet problemi i kanalizimit të bëhet edhe asfaltimi i saj, në mënyr që banorët e kësaj lagje ta kenë të zgjidhur problemin e infrastrukturës. Kjo rrugë ka gjatësinë rreth 3 kilometra duke përfshirë edhe rrugicat, ndërkaq që NP Komunalia këtë projekt është duke e kryer nga mjetet e veta buxhetore. /BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com