Fillojnë problemet për Realin, ylli i skuadrës mungon në stërvitje

0

Sergio Ramos ka munguar në stërvitjet e sotme të Real Madridit në Los Angelos.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos nuk është paraqitur fare në stërvitjet e sotme, shkruan e përditshmja spanjolle AS.

Por, kjo mungesë e tij nuk është për shkak të ndonjë lëndimi të pësuar, por nga një dhimbje në vesh.

Kjo ka ardhur pas stërvitjeve të së hënës dhe pas bisedave me stafin teknik, është vendosur që Ramos sot të mos stërvitej me skuadrën.

Sot do të monitorohet gjendja e tij dhe me shumë mundësi nesër do të stërvitjet me skuadrën.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com