Filllon sezoni veror i transfereve në ekipet futbollistike!

0

1_d697ab2d92ecb10c9890a33b3047654e

Shkruan: Hajredin Hyda

Një ditë pas finales së madhe të ligës së kampionëve, ku Barcelona duke mundur Juventusin përmbyllë një sezon fantastik, menjëherë që nga dita e sotme në tërë Europën fillon një luftë e pa prësedan, e ashpërt dhe e papastër për blerjen e fudbollistëve nga ekipet tjera! Në këtë garë në të cilën i forti rrespektivisht i pasuri blenë cilin lojtar që don!
Ky sezon i transfereve mundet të kategorizohet sipas specifikave që ndodhin dhe atë në: -Transferimi apo blerja e lojtarëve të rinjë dhe me të mirë nga ekipet që në sezonin e kaluar nuk kanë arritur objektivat e tyre në rrafshin e rezultateve sportive, dhe mundet të kategorizohet si dukuri tëresishtë normale dhe legjitime! -Kategoria tjetër është ajo e transferimit apo shitjes së lojtarëve që nuk kanë treguar performanca të pritura nga klubet e tyre, ose kane qenë në raporte konfliktuoze me dirigjentët dhe lojtarët e klubit, me shpresë se në klubet ku do të transferohen do të gjejnë vetën shumë më mirë, cka është dëshmuar në të kaluarën nga lojtarë të ndryshëm! -Grupi tjetër i lojtarëve janë ata kulminant, por që janë në fund të karierës dhe për të fituar edhe ndonjë lek transferohen qoftë në Amerikën veriore, në shtetet arabe ose në Turqi apo në Kinë! -Por transferet me të pasinqerta dhe antihumane ndodhin, kur lojtarët blihen nga disa ekipe vetëm për të dobësuar ato, ndersa po këta lojtar pastaj mbahen në bankinën rezervë! Sjillen me pompozitet, duke publikuar foto përshëndetëse me kryetarët dhe trajnerët e klubeve, me qëllim të vetëm që të xhelozojnë dhe nervozojnë ekipin nga i cili e kanë blerë, por sapo të filloj kampionati këta lojtarë lihen në harresë dhe trajtohen si “mall i blere”! Paramendoni lojtarët e blerë ti bëjnë konkurencë për ti zënë vendin: Mesit, Neimarit, Iniestës në Barcelonë, Ronaldos, Ramosit në Real, Hazardit në Celzi apo edhe në raste të njejta në ekipe tjera! Shpresoj se shqetesimi im i shprehur si dashamirë i futbollit nuk do te kuptohet si aluzion dhe metaforë ndaj transfereve që bëhen nëpër parti politike!

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com