Fiku ul kolesterolin në gjak

0

Fiqtë janë pjesë tipike e ushqimeve të shëndetshme të Mesdheut. Ata përmbajnë minerale dhe si të tillë konsiderohen si ushqim, i cili ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të ditëve të sotme.

Një studim i fundit i shkencëtarëve izraelitë tregon për ndikimin e tyre si anti-oksidues në organizmin tonë.

Ata me këtë rast kanë zbuluar se fiqtë ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe kanë ndikim pozitiv në sistemin kardiovaskular, transmeton KosovaPress.

Edhe më herët studime të kryera kanë dëshmuar se fiqtë janë burim i pasur i polifenolit. Madje, fiqtë janë më tepër të pasur me polifenol në krahasim me mollët, boronicat, portokajtë, kumbullat, dredhëzat dhe rrushin, madje edhe me verën e zezë dhe çajin.

Fiqtë kanë veprim edhe kundër karcinomeve të ndryshme, si atyre të prostatës dhe lëkurës.

Ekzistojnë 150 lloje të fiqve, të cilat dallojnë për nga ngjyra dhe jo për nga struktura. Llojet më të njohura janë Mission, Kadota, Calimyrna dhe ai i Adriatikut.

Fiqtë janë të pasur me minerale, sidomos me kalcium dhe magnez. Po ashtu janë burim i pasur me fibra ushqyese, të cilat ndihmojnë në uljen e glukozës dhe kolesterolit në gjak.

Konsumimi i rregullt i fiqve pa dyshim ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe punën e zemrës.

Polifenoli i pasur me veprim të fuqishëm anti-oksidues mbron lipoproteinat LDL nga oksidimi dhe në këtë mënyrë parandalohet atero-skleroza.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com