Fikri Mehmeti largohet nga Lëvizja “Vatra”, akuzon “Vatrën” për mos interesim për qytetarët e Luginës në Kosovë

0
Lëvizja “Vatra” nga Gjilani, e cila pretendon se po mbron të drejtat e qytetarëve të Luginës, po shkon drejt shkatrrimit, pasi që pas largimit të të gjithë degës së Lëvizjes “Vatra” në fushe Kosovë, vie edhe largimi i Fikri Mehmetit nga kjo Lëvizje, sipas Mehmetit; ai po largohet pasi që brenda kësaj lëvizje po shikohen vetëm interesat personale dhe asnjëher interesat e qytetarëve të Luginës të shpërngulur në Kosovë.
Ky ështëpostimi  plotë i Fikri Mehmeti:
Të nderuar vendasit e mi.
 Më lejoni të iu falëminderoj çdonjërin që më keni përkrahur në aktivitete të ndryshme brenda Lëvizjes ”Vatra”.
Mirëpo, duke parë fakte të shumëta vetë dhe ato të cilat më prezentojnë qytetarë të ndryshëm çdo ditë, kam vendosur që të jap dorëheqje nga Lëvizja ”Vatra”, të cilën mund të them lirshëm se e kam riformatizuar dhe ringritur nga një shkatërrim total që iu ishte bërë.
Nuk mund të qëndroj në një subjekt i cili nuk din të i çmon vullnetarët dhe punëtorët të cilët mundohen me mish e me shpirt të e ngrisin kauzën e Luginasëve në Kosovë dhe vende tjera. Nuk mund të qëndroj dhe heshtë kur shoh duke iu dhënë shpresa e premtime Luginasëve, nga dikush që kauzën e Luginasëve e ka kthyer në interes personal dhe të partive tjera. Nuk mund të e pranoj faktin se tani e 2 vite sa kam qenë në Lëvizjen ”Vatra”, nuk është mbajtur as edhe një protestë e vetme për të drejtat e Luginasëve në Kosovë, apo thënë më ndryshe për qytetarët të cilët tani e 18 vite nuk gëzojn shtetësi.
Nuk mund të qëndroj mbrapa dikujt që nuk heziton të e keqpërdorë sinqeritetin dhe besimin e dhënë nga qytetarët.
Janë shumë arsye të cilat më qojnë drejtë këtij vendimi. Unë nuk jam më në Lëvizjen ”Vatra”’.
”Vatra” tani më nuk dallon nga subjektet tjera.
Ka shkruar: Fikri Mehmeti

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com