FHMB-së i kënaqur me gatishmërin e bashkëvendësve për ndërtimin e rrugës Zarbicë-Muhoc

0

Këshilli Qendror i Fondit Humanitar për Malësi të Bujanocit me seli në Gjilan, më 05.03.2015 mbajti takimin e radhës. Në këtë takim u analizua puna e zhvilluar brenda dy mbledhjeve. Kryesuesi i Këshillit. Mefail Limani të pranishmit i informoi për interesimin që janë duke treguar bashkëvendësit tonë për projektin e asfaltimit të rrugës Zarbicë-Muhoc, thuhet në kumtesën e FHMB-së.

photoNë kumtesë gjithashtu thuhet se, që nga hapja e xhirollogarive në Gjilan, Zvicër e Bujanoc janë grumbulluar një sasi e mjeteve financiare, dhe jemi të kënaqur për gatishmërinë e banorëve të fshatrave të Malësisë së Bujanocit që të ndihmojë këtë projekt të rëndësishëm për ne. Ai përmendi me emra participuesit, ashtu siç janë lajmëruar në vazhdimësi edhe nëpër mes fejzbukut të Fondit, duke qenë kështu gjithmonë transparent me qytetarët tanë. Po ashtu u tha se, te një numër i vogël i banorëve, në mungesë të informimit të duhur, ka pasur hezitim, por nga shpjegimi që po u bëhet ata po binden se kjo rrugë është e interesit të vendit dhe e banorëve të këtyre fshatrave. Brenda kësaj kohe të shkurtër prej kur është themeluar Fondi është bërë një punë e madhe edhe në diasporë, duke i tubuar banorët tanë, duke formuar këshillin për shtetet përkatëse e duke filluar grumbullimi e mjeteve financiare. Prandaj, për të gjithë ata që kanë vështirësi të deponojnë mjete financiare në Gjermani, Francë e gjetiu, e kanë më lehtë t’i deponojnë në xhirollogarinë e Zvicrës në të gjitha valutat në emër të Fondit Humanitar për Malësi të Bujanocit. Gjithashtu, në mbledhje u raportua për takimet me banorët e fshatrave të Malësisë së Bujanocit: Zarbicës, Pribocit. Suharrnës, Novosellës, Ramabuqës e Qarrit. Në të gjitha këto takime kishte dalë konstatimi, se të gjithë banorët e përkrahin këtë projekt dhe do të ndihmojnë pa hezitim me të gjitha mundësitë që kanë. Po ashtu doli konstatimi se duhet të angazhohemi të gjithë së bashku, që të grumbullohen mjete financiare sa më shpejt, në mënyrë që komuna e Bujanocit të ketë mundësinë të hap tenderin sa më parë, ngase paraqitja e dëshmisë tonë për grumbullimin e sasisë së caktuar të mjeteve financiare, është njëra nga sinjalet e para për fillimin sa më parë të ndërtimit të rrugës, ashtu siç është planifikuar dhe ashtu siç është premtuar nga komuna Bujanocit, përkatësisht nga kryetari i komunës, thuhet në kumtesëne FHMB-së./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com