FHKL optimist për ndërtimin e 100 shtëpive për Luginë
10:03 | 21 Qershor 2015

Nëpërmjet një projekti humanitar, në Preshevë janë ndërtuar mbi 100 shtëpi, iniciativë kjo e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore me seli në Zvicër.
00_12_1434837246925435113
Përfaqësuesit e kësaj organizate humanitare janë shprehur optimistë në përmbushjen e objektivave të parapara për këtë vit. Fondi Humanitar i Kosovës Lindore është organizatë apolitike që vepron në Zvicër. Deri më tani ka realizuar disa projekte përmes të cilave ka ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës. Përfaqësues të Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, janë shprehur të kënaqur me dinamikën e zhvillimit të projektit 100 shtëpi për Luginën e Preshevës. Xhelal Mehmeti, kryetar i kësaj organizate është optimist se deri në përfundim të vitit Fondi do të realizoj 50% të projektit të paraparë. Ndërkohë që gjendja ekonomike dhe sociale në Luginë vazhdon të jetë e rëndë, sipas Mehmetit, nevoja për të ndihmuar këtë zonë është mjaftë e madhe. Fondi Humanitar i Kosovës Lindore, është organizatë apolitike e cila vepron në Zvicër. Deri më tani ka realizuar disa projekte përmes së cilave ka ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës./rtk/
 
Aurela Hoxha
S