FHKL nis fazën e dytë të ndërtimit të 100 shtëpive

0

“Të ndihmojm të shpëtojm të parandalojmë” ishte motoja e Fondit Humanaitarë të Kosovës Lindorë, e cila një vit më parë mori iniciativën për ndërtimin e 100 shtëpive, për familjet në nevoj.

Fondi-21

Vitin e kaluar nga Fondi është thënë se iniciativa e ndërtimit të shtëpive ka për qëllim parandalimin e shpërnguljeve të shqiptarëve nga Lugina e Preshevë. Me këtë rastë mërgimtarët nga Lugina të tubuar rreth Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, në Zvicër, kanë vendos që të fillojnë aksionin e ndërtimit të 100 shtëpive për familjet pa kulm mbi kokë, fuqia ekonomike e të cilave nuk u jep mundësinë që ata të sigurojnë vet ato. Organizatorët mbajn premtimet e dhëna, nisin dhe i ndërtojn 35 shtëpit të cilat ishin paraparë në fazën e parë, ndërsa tani më kanë fillluar aktivitetin me fazën e dytë të këtij aksioni humanitarë. Ahmet Bektashi nënkryetar i Fondit Humanitar për ndërtimin e shtëpive në Luginë të Preshevës vlerëson se deri më tani ky aksion ka shkuar me mjaft sukses, por padyshim me përkrahjen e të gjith atyre të cilët janë duke ndihmuar ktë aksion me kontrbutet e tyre, e të cilët edhe i falemnderoi publikisht. Bektashi gjithashtu shtoi se, ne po mundohemi ti përfshijmë të gjithë ato familje të cilat vërtet kanë kushte të vështira ekonomike, por priorite kanë ato familje të cilat kanë fëmij jetim, persona me invaliditet si dhe familjet e dëshmorëve. Për fund nënkryetari Bektashi apeloi tek të gjitha ata të cilët kanë bërë aplikimet e tyre për ndërtimin e shtëpisë që të jenë më të durueshëm, pasi që do të vij radha të gjith atyre të cilët vlersohen nga komisioni, e që vërtet kanë neovojë për kulm mbi kokë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com