Fenomeni i migrimit dhe situata ekonomike tek shqiptarët

Zbrazja e tanishme e vendbanimeve me popullsi shqiptare në rajonin e Ballkanit, në dukje është e njejtë me zbrazjen masive të para shumë viteve të shqiptarëve që shkuan në Turqi. Edhe atëherë Turqia ka qenë vend i fuqishëm ekonomik që ka pasur mundësi të pranojë njerëz të racave jo-turke, e njëjtë edhe tani, vendet e Evropës perëndimore po e bëjnë një gjë të tillë. Pra, migrimi masiv mbetet i njëjtë, me arsye, faktorë dhe kushte të njëjta. Eliminimi i shtresës së mesme sociale, ku pjesa më e madhe e këtyre njerëzve të kësaj kategorie bien në shtresën e të varfërve, detyrimisht obligohen të migrojnë. Shtresa e varfër mbetet bashkë me shtresën e të pasurve, sepse i duhen njëra-tjetrës. Koncepti i shtetit modern dhe sistemi kapitalist si teori dhe sisteme politike dhe ekonomike për shqipëtarët, kanë dështuar. Fajin gjithmonë duhet kërkuar tek vetja që, askush nuk ia lexon dhe nuk ia kupton programet dhe orientimet politike partive që janë aktive në krijimin e qeverive. Shkruan:Atulla Rexhepi, opinionist
Shkruan: Atulla Rexhepi
Alesia Bami