Femrat e rrëmbyera nga ISIS tregojnë tmerret që përjetuan: U përdhunuam, kokat e prera na vinin në enët e bukës

0

​Femrat e rrëmbyera nga ISIS tregojnë tmerret që përjetuan: U përdhunuam, kokat e prera na vinin në enët e bukës“Jemi rrëmbyer dhe jemi shitur si dhurata. Jemi detyruar të shikojmë video të pa cenzuruara ku heqeshin kokat e të rrëmbyerve. Nëse kemi kundërshtuar të bëjmë çkado që thonin rrëmbyesit, jemi rrahur deri në alivanosje”. Ky është rrëfimi rrënqethës i adoleshenteve të minoritetit Jazidi në Irak, që u kanë shpëtuar terroristëve të ISIS’it.

Adoleshentet që janë rrëmbyer dhe kanë arritur të shpëtojnë nga terroristët e ISIS’it, kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar në kohën sa kanë qenë nën “kthetrat” e ISIS’it.

Vajzat e moshës 15-16 vjeçare, që kryesisht i përkasin minoritetit Jazidi, kanë thënë se janë torturuar, rrahur brutalisht dhe përdhunuar nëse nuk kanë bërë ashtu siç kanë thënë rrëmbyesit nga ISIS.

“Jemi munduar të bëhemi të shëmtuara, vetëm të mos hynim në radhën e përdhunimit dhe torturimit”, thotë një nga vajzat e arratisura.

“Ajo vajzë që është munduar të bërtas apo të kundërshtojë, është rrahur deri në alivanosje, ose është rrahur për vdekje. Ka pasur nga ato vajza që kanë bërë vetëvrasje”, ka thënë ajo.

“Në disa video kemi parë se kokat e prera janë vendosur në enë. Ka pasur shumë koka të prera. Ata na kanë pyetur shpesh se a e njohim ndonjërin prej tyre dhe kanë qeshur”, rrëfen ajo.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com