Fëmijët marrin më shumë material gjenetik nga baballarët

0

Sipas një studimi të realizuar nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Karolinës së Veriut, rezulton se fëmijët janë më të prirur që të marrin më shumë mutacione gjenetike nga ADN-ja e babait.

rruzat e xhakut

Studimi i kryer me minj, doli në përfundim se gjitarët janë gjenetikisht më shumë të ngjashëm me etërit e tyre sesa nënat, gjë që ka implikime të gjera në studimin e sëmundjeve të njeriut, sepse në shumë studime në kafshët laboratorike shkencëtarët nuk e kanë marrë parasysh nëse trashëgohen variacionet gjenetike të baballarëve apo nënave.

“Ky është një zbulim i ri që i hap dyert për një fushë krejtësisht të re të gjenetikës kërkimore të njeriut”, thotë udhëheqësi i hulumtimit gjeneticisti Fernando Pardo-Manuel. “E dinim se ekzistojnë 95 gjene shprehja e të cilave varet nga fakti se nga cili prind e kanë trashëguar të ashtuquajturin model gjenetik. Ato quhen gjene të heshtura dhe mund ta luajnë një rol në sëmundje, në varësi të faktit nëse vjen mutacioni gjenetik nga nëna apo babai. Përveç kësaj, kemi zbuluar se ekzistojnë qindra mijëra gjene të tjera të heshtura.”
Mutacionet gjenetike të cilat trashëgohen munbd të trashëgohen dhe me sëmundje të ndryshme, të cilat përfshijnë gjene të ndryshme, si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës, obesiteti dhe kanceri

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com