Fëmijët e Suharnës me pa durim po presin përfundimin e shkollës, e cila do të kontriboj në ringjallëjen e Malsis së Bujanocit (Foto)
14:50 | 16 Tetor 2017

Kushë kontribon për ndërtimin e një Shkolle e ka ndihmuar ardhmërinë e fëmijëve të Kombit që i përket ! - Familjarë, Miq, Kolegë, Politikanë dhe gjithë ju Njerëzit i vullnetit të mirë që e doni Luginën e Preshevës s'bashku me Malsinë e Bujanocit : - Ju njoftojmë se me iniciativën e banorëve të fshatrave Suharnë dhe Novosellë të Malësisë Bujanocit dhe Compania Mediale SPEKTRI dje ka filluar ndërtimin e Shkollës për nevojat e fëmijëve të këtyre Vendëbanimeve Shqiptare.
- Pas kthimit të një Familjes në Vendëlindje e cila për disa vite kishte jetuar në Kosovë, shtëpia e të cilëve shfrytëzohej si objekt Shkollor, Fëmijët e këtyre dy fshatrave ngelën pa hapësirë shkollore. - Ndërtimi i kësaj Shkolle me hapësirë modeste për shkak edhe numrit të vogël të nxënësve nuk do të kushtoje shumë dhe do të ndërtohet me vetë'kontributin e gjithë neve njerëzve të vullnetit të mirë, prandaj edhe bashkangjituni nismës tonë me kontributin tuaj modest ! - I ftojmë të gjitha Bizneset private të Luginës së Preshevës të na ndihmojnë për ndërtimin e kësaj Shkolle me artikuj të materjalit ndërtimorë kush sa ka mundësi modeste kurse Televizioni SPEKTRI do të ju shërbeje me marketing falas për një kohë të caktuar Bizneseve tuaja. - Poashtu i ftojmë gjithë Liderët Politik dhe Subjektet Politike të Luginës së Preshevës që me vetë'kontributin e tyre të ju bashkangjiten kësaj iniciative modeste si dhe gjithë njerëzit e vullnetit të mirë ! - Deri në këtë fazë ndërtimi për fillim një faleminderim të veçant për ndihmën e ofruar me çmime të volitshme të materjalit dhe transportin falas po e veçojmë Ndërmarjen Private nga fshati Tërnovc "Cuki Company" me pronarin e saj dhe Humanistin e dalluar Bekim Salihu Beki. - Mbetemi në pritje të Donatorëve të radhës !
Rashel Kolaneci