Fëmija shqiptar me sëmundjen e rrallë, objekt studimi jashtë vendit
09:56 | 14 Shkurt 2015

Rasti i një foshnje me sëmundje të rrallë do të studiohet jashtë vendit. auto_femija1423939454Një foshnje e gjinisë mashkullore, i lindur pak ditë më parë në Spitalin Obstetrikë të Durrësit, ka vënë para pikëpyetjeve të mëdha mjekët e këtij spitali. Ndërkohë, nëna e fëmijës, e vënë përballë kësaj sëmundjeje, pësoi një depresion për të cilin është nën kujdesin e mjekëve. Për të miturin tashmë kujdesen të afërmit, ndërkohë që mjekët nuk dinë të japin shkaqet e sëmundjes dhe as zgjidhjen e saj. Sipas mjekut Arian Prodani, shefi i Shërbimit Obstetrik në Spitalin Rajonal të Durrësit, kjo sëmundje është shumë e rrallë. Mjeku thotë se prej 35 vjetësh që kur ai ndodhet në këtë shërbim, nuk është ndeshur me një rast të tillë. Sipas tij ky është rasti i parë. Sëmundja në fjalë prek lëkurën, e cila pëson të çara dhe dëmton rrugët jetësore në mënyrë të pashërueshme. Nuk përjashtohet mundësia që sëmundja e tij të trajtohet si rast i Shqipërisë në aktivitetet shkencore. Ndërkohë, mësohet se i porsalinduri është fëmija i tretë i çiftit i cili po mbahet në inkubator dhe po mjekohet me antibiotikë. /SHO/
Aurela Hoxha