Fëmija lind me tetë gjymtyrë, e quajnë “Perëndi” (Foto)

0

Mijëra besimtarë në Indi janë dyndur për të parë lindjen e një fëmije me tetë gjymtyrë, të cilin e konsiderojnë si një Perëndi hindu.

fmija(1)

Djali i vogël, i cili ende nuk ka një emër, ka lindur me katër këmbë dhe katër krahë, si pasojë e një defekti në lindje, që në fakt nuk janë gjë tjetër veçse binjakë të pazhvilluar.

Por besimtarët në Indi, që janë mbledhur në qytetin e vogël të Dumri-Isrit, për të festuar ardhjen në jetë të foshnjës, besojnë se ajo është një rimishërim i Perëndisë Ganesha. Ganesha është një prej hyjnive, portreti i të cilës përfaqësohet nga një elefant me katër krahë, transmeton Telegrafi.

Një person, i quajtur Kuntalesh Pandey tha për medien vendase, se ai kishte udhëtuar 72 kilometra për të parë djalin.

“Kur një mik më dërgoi një foto, unë mendova se ishte e modifikuar, por kur ai më konfirmoi së fotoja ishte e vërtetë, erdha menjëherë që të shoh fëmijën”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com